Republika e Kosoves

Novobërdë

KRYETARI I NOVOBËRDËS VIZITOI FAMILJEN FILIQ NGA FSHATI PREKOVC-LAGJJA QUKA

2019/02/22 - 11:37

Kryetari i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq  gjatë ditës  së  sotme vizitoi familjen  Filiq së  cilës  në  natën  ndërmjet  18. dhe 19. Shkurtit iu kanë  vjedhur  dy bika  të  majmë dhe  i  është  shkaktuar  dëmi i madh  material ku  në  këto momente  është  e pa kompenzueshme  për  këtë familje.

Kryetari i Novobërdës theksoi  se   tash numri  është  shumë i vogël i njerëzve  të  cilët  merren me blegtori  për  arsye  se   nga  këto  momente askush  nuk  mund  ta  mbroj pasurin e vet.

Po vërehet  një  shqetësim i madh  tek banorët  sepse   disa  vite  të fundit  nuk  është  zbardhur  asnjë  rast  i vjedhjeve  të  kafshëve në komunën ton.

Po mundohemi  që  familjeve  të  dëmtuara  të  ju kompensoj  të paktën  një pjesë të dëmit të  shkaktuar, mirëpo  pasi  që  komuna  e Novobërdës  është  një  ndër  komunat  më të varfra  në Kosovë mundësit  e tona  janë minimale.

Nga  ky vend  përsëri  po i apeloj Ministrisë  së Punëve të Brendshme, si  dhe  të  gjithë  të cilët kanë  ndikim  që të  ndihmojnë në  mbrojtjen e pasurisë  private të banorëve  të komunës  së Novobërdës, theksoi z.Ivanoviq.