Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari ka biseduar me përfaqësuesit e gurëthyesve

2018/03/19 - 4:13

Kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq ka mbajtur takim me përfaqësuesit e gurëthyesve në Komunën e Novobërdës.

Në takimin e sotëm ka qenë edhe hapja e rrugës alternative për nevojat e gurëthyesve.

Përfaqësuesit e gurthyesve kanë marrë si obligim që brenda ditës së sotme të dërgojnë kërkesën për hapjen e rrugës së re, ku së bashku me qeverisjen lokale t’i drejtohen Agjensis së pylltarisë për parcelat në të cilat do të kaloj kjo rrugë.

Qëllimi i hapjes së kësaj rruge është shmangieje nga vendbanimet Stanishor, Strazh dhe Koretisht në Komunën e Novobërdës ku edhe do të rritet siguria e banorëve dhe do të përmirësohen edhe kushtet ekologjike të këtyre vendbanimeve.