Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari Ymeri priti gjeneralin Dohrman

2010/03/22 - 12:00

Edhe pse jemi komunë e përfshirë në procesin e decentralizimit në vazhdojmë të jemi një vend i qetë ku liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët tanë është mjaft normal”, ka thënë kryetari i komunës së Novobërdës, z. Bajrush Ymeri

Novobërdë, 10 mars – Kryetari i Komunës së Novobërdës, z, Bajrush Ymeri, ka pritur sot në një takim gjeneralin e KFOR-it amerikan, Alan Dohrman, nga kampi Boondstell të cilën e ka njoftuar me rrjedhat e sigurisë, formimit të qeverisë komunale dhe zhvillimin  ekonomik të komunës së Novobërdës.
     Kryetari Ymeri ka shprehur keqardhjen e tij për mënyrën e decentralizimit duke vlerësuar se disa zona kadastrale të cilat i bashkëngjiten komunës së Novobërdës, në vend që t’u krijojë lehtësi qytetarëve për shërbime të caktuara, me decentralizim qytetarët largohen me kilometra të tëra nga komuna amë. Por, ka shtuar z. Ymeri, komuna e Novobërdës është duke bërë përpjekje që të gjithë qytetarëve të saj t’u krijojë lehtësi duke hapur zyra lokale nëpër shumë fshatra.
     Përkundrejt këtij procesi, kryetari Ymeri i tha gjeneralit Dohrman se siguria në komunën tonë është mjaft e mirë, ashtu siç edhe ka qenë më herët. “Edhe pse jemi komunë e përfshirë në procesin  e decentralizimit në vazhdojmë të jemi një vend i qetë ku liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët tanë është mjaft normal”, ka deklaruar z. Ymeri, duke shtuar se për këtë falënderimin me të madh e kanë vetë qytetarët e komunës sonë, nga të gjitha komunitetet.
     Ndërkaq, duke folur për formimin e qeverisë së re komunale, kryetari Ymeri njoftoi gjeneralin Dohrman se, një pjesë e strukturës qeverisëse tashmë është zgjedhur dhe se pret marrëveshjen mes vetë komunitetit serb për të bërë emërimet edhe nga kjo bashkësi të cilës, nga dhjetë drejtori sa do t’i ketë komuna e Novobërdës, 4 do t’i jepen asaj.
Kryetari e ka njoftuar gjeneralin Dohrman se ai vlerëson se është i zgjedhur për kryetar me votat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Novobërdës dhe se ai konsideron se është kryetar i të gjithë qytetarëve të saj.
     Edhe gjenerali Dohrman ka vlerësuar se situata është mjaft e qetë në komunën e Novobërdës dhe se kjo komunë: “Mund të jetë model për komunat tjera të vendit”.
Duke folur për përkrahjen që KFOR-i i ka dhënë komunës sonë, kryetari Ymeri falënderoi gjeneralin Dohrman për sigurinë që ofron në territorin e komunës sonë, por edhe për ndihmat konkrete në shumë projekte zhvillimore dhe të infrastrukturës.
     Më tej, gjenerali Dohrman është interesuar edhe për planet zhvillimore të komunës së Novobërdës, për ta cilat kryetari Ymeri ka thënë se, janë mjaft ambicioze, përkundrejt faktit se ende nuk kemi investitorë të fuqishëm që i janë ofruar komunës sonë.