Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Novobërdës

2019/06/28 - 9:44

Në  sallën  e kuvendit   është  mbajtur  mbledhja  e  gjashte  e rregullt  e Kuvendit  Komunal të Novobërdës.

Në  rend  të  ditës  ishin  këto pika :

1: Aprovimi i procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar e Kuvendit;

2: Shqyrtimi dhe  aprovimi i propozimit të Kornizës  Afat mesme Buxhetore  2020/ 2022

3:Formimi i Këshillit Komunal për  Siguri në Bashkësi (KKSB);

4:Raporti i njësisë  komunale  „Ekohigjiena“  për aktivitetet e ndërmarra në periudhën prej  01-06.05.2019.

5:Prurja e vendimit për  shkuarje  në  një vizitë  studimore të  anëtarëve të kuvendit jashtë vendit.

6: Të  ndryshme.

Pas diskutimeve të  anëtarëve  të  kuvendit komunal të Novobërdës kanë  aprovuar  këtë  vendim.

1: Vendimi  për  shkuarje  në  një vizitë  studimore të  anëtarëve të kuvendit jashtë vendit në  lidhje  me  hartimin e buxhetit.

Mbledhjen  e  ka  kryesuar .Nebojsha Arsiq,  Kryesues  i Kuvendit.