Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet mbledhja e pest e rregullt e K.K.-ës Novobërdë

2018/06/04 - 11:38

Në  sallën e Kuvendit me  fillim  në  ora 11:00  është  mbajtur  mbledhja  e  pestë  e  rregullt e  Kuvendit  Komunal të Novobërdës.
Në  Kuvend  përveç anëtarëve  të Kuvendit  kanë ë morr pjesë  edhe Kryetari i Komunës z. Ivanoviq ,  drejtor  të drejtoriteve dhe  një  numër  i madh i qytetarëve.
Mbledhjen  e  Kuvendit  e  hapi Kryesuesi i Kuvendit z.Nebojsha Arsiq.
Për  këtë  Kuvend janë paraparë  këto  pika  të rendit  të ditës

  1. Aprovimi i procesverbalit nga  mbledhja  e  kaluar  e K.K.-ës;
  2. Prurja e  vendimit  për transferim të mjeteve nga  Investimet Kapitale, nga  kodi  ekonomik për  ujësjellës, në kodin  ekonomik për  mirëmbajtje  dhe  ndërtimin e ndriçimit  publik;
  3. Prurja e vendimit për shpalljen e ish objekti  të fabrikës  së  Radiatorëve në fsh. Prekovc, si  objekt   me  Interes  të Përgjithshëm për  Komunën e Novobërdës;
  4. Raporti i punës së  Ecco-higjienës për  periudhën Janar- Mars 2018;
  5. Të ndryshme.

Pas  aprovimit  të procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal dhe  pas  diskutimeve në  këtë  mbledhje kanë  aprovuar  si në vijim:

  1. Është pru vendimi  për transferim të mjeteve nga  Investimet Kapitale, nga  kodi  ekonomik për  ujësjellës, në kodin  ekonomik për  mirëmbajtje  dhe  ndërtimin e ndriçimit  publik;
  2. Është pru vendimi për  shpalljen e ish objekti  të fabrikës  së  Radiatorëve ne fsh. Prekovc, si  objekt   me  Interes  të Përgjithshëm për  Komunën e Novobërdës;

Mbledhja  e  pestë  e rregullt  është  kryer ne ora 13:00.