Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet Mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa

2019/05/21 - 2:34

Në  mbledhjen  e pestë   të  rregullt  të  Komitetit  për  Politik dhe Financa e  cila  është  mbajtur  sot  në  sallën e Bordit  të kuvendit  Komunal të Novobërdës me fillim  në  ora 10:00,  kanë marr pjesë  të  gjithë  anëtarët e komitetit, Nën Kryetari Sinisa Dimiq, drejtor  të drejtorive si  dhe  përfaqësuesi i OSBE-s.

Për  këtë  takim   ishte  i paraparë  rendi  i ditës  si në vijim:

1: Aprovimi i procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar  e KPF-ës;

2:Raporti i Komisionit mbi ndarjen  e tokës  komunale  në shfrytëzim;

3: Shqyrtimi i propozimit për  dhënien  me  qira të vend gjuetisë në territorin e komunës  së Novobërdës;

4: Propozim vendimi për  formimin e KKSB-ës;

5: Draft Plani Komunal i Veprimit për Eficienc  Energjetike   (OAPEE);

6: Propozim për daljen/largimin e automjeteve të  vjetruara  të komunës  së Novobërdës;

7: Të  ndryshme.

Në  mbledhjen  e  sotme  njëzëri  është  aprovuar rendi  i ditës  me  disa  ndryshime/plotësime  të  dy pikave  në  rendin e  ditës  dhe  kërkim falje për  vonesën   në  përkthimin e procesverbalit në  gjuhën  serbe.

1)         Kyqja  e  të  gjitha fshatrave  në  Memorandumin e  ujësjellësit  ndërmjet  komunës  së  Novobërdës dhe  kompanisë  se  Hidromoravës;

2)         Pse  nuk po funksionojnë projektet e  ndriçimit publik në Komunën e Novobërdës;

Pas  diskutimeve  në  këtë   takim janë  aprovuar  këto  pika  të  rendit  të  ditës:

1: Aprovimi i procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar  e KPF-ës;

2: Raporti i Komisionit mbi ndarjen  e tokës  komunale  në shfrytëzim;

5: Draft Plani Komunal i Veprimit për Eficienc  Energjetike   (OAPEE);

6: Propozim për daljen/largimin e automjeteve të  vjetruara  të komunës  së Novobërdës.

Mbledhjen  e  kryesoi Kryesuesi  Nebojsha Arsiq kryetar i komitetit për  politik dhe  financa.