Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Novobërdës

2019/05/30 - 3:03

Në  sallën  e  Kuvendit Komunal   sot  është mbajtur mbledhja  e pestë  e rregullt  e Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Në  rend  të  ditës  ishin  këto pika :

1: Aprovimi i procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar  e KK-ës;

2:Raporti i Komisionit mbi ndarjen  e tokës  komunale  në shfrytëzim;

3Aprovimi i planit  aksional për Eficienc  Energjetike   (OAPEE);

4.Propozim për daljen/largimin e automjeteve të  vjetruara  të komunës  së Novobërdës;

5.Informim rreth  mos  kyçjes  së  të  gjitha  ujësjellësve  në kompaninë regjionale Hidromorava;

6.Informat  rreth  mosfunksionimit të  sistemit  të  ndriçimit në  komunën e Novobërdës;

7: Të  ndryshme.

Në  mbledhjen  e  sotme  të  kuvendit  komunal të  Novobërdës  pas  aprovimit të rendit  të  ditës dhe   procesverbalit nga mbledhja  e  kaluar e KK-ës, është shqyrtuar  edhe raporti I komisionit për  dhënien  në  shfrytëzim  të  tokës  komunale, ku  edhe  njëzëri   është  pru vendimi për  shfuqizimin e  vendimit paraprak për formimin e komisionit për  ndarjen  e  parcelave.

Pas  diskutimeve në  këtë  mbledhje, anëtarët e Kuvendit  të Komunës  së Novobërdës nuk  I  kane  aprovuar këto  pika  të  rendit  të  ditës:

1: Aprovimi i planit  te veprimit për Eficienc  Energjetike   (OAPEE);

2: Propozim për daljen/largimin e automjeteve të  vjetruara  të komunës  së Novobërdës;.

Me  mbledhje  ka  udhëhequr Kryesuesi I Kuvendit z.Nebojsha Arsiq.