Republika e Kosoves

Novobërdë

MBAHET MBLEDHJA E TETË E RREGULLT E KOMITETIT PËR POLITIK DHE FINANCA

2018/10/23 - 9:27

Mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa , është mbajtur sot, në sallën e Bordit të komunës së Novobërdës.

Në mbledhjen e tetë të rregullt kane marrë pjesë anëtarët e komitetit si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa i komunës së Novobërdës dhe Drejtori i Administratës. Për këtë seancë ishte i paraparë ky rend dite:

1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;

2. Vendosja e mbishkrimeve në hapësirat dhe në hyrje të ndërtesës së komunës;

3. Zgjedhja e komisionit për ndërrimin e statutit;

4. Raporti financiar për tre mujorin e tretë të vitit 2018;

5. Të ndryshme.

Mbledhjen e ka udhëhequr Nebojsha Arsiq kryetar i komitetit për politik dhe financa. Të gjitha pikat janë aprovuar me shumicë votash.