Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Komunitetit për Komunitete

2019/03/22 - 2:32

Mbledhja  e tretë e rregullt  e Komitetit për  Komunitete është  mbajtur  sot  më dt.: 22.03.2019., me fillim  në  ora 10:00 .

Mbledhja  është  mbajtur  në sallën e bordit  të Kuvendit  Komunal të Novobërdës. Në  këtë  mbledhje  morën pjesë të  gjithë  anëtarët  e Komitetit  si  dhe përfaqësuesit e OSBE-s.

Për  këtë  mbledhje  ishte  i paraparë  ky rend  dite:

1: Aprovimi i procesverbalit  nga  mbledhja e kaluar  e Komitetit;

2: Aprovimi i planit  të punës  së  Komitetit për  Komunitete;

3: Gjendja  e sigurisë në komunën e Novobërdës;

4: Subvencionimi në bujqësi, procedurat e aplikimit;

5: Të  ndryshme.

Është  diskutuar  për  të gjitha pikat  e  rendit të ditës,  kurse  për  mbledhjen  e  radhës  janë  dakorduar  që të  ftohen   edhe  përfaqësuesit e  e stacionit Policor  të Novobërdës të  cilët  do të  japin  një  raport  më detaj mbi gjendjes  së sigurisë në  territorin e komunës së Novobërdës.