Republika e Kosoves

Novobërdë

Mbahet takimi informativ për projektin e ardhshëm “Ngritja e kapaciteteve mikro ndërmarrjeve dhe Start-up bizneseve , në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit”

2019/01/23 - 3:44

Socio –Projekti sot në  ndërtesën  e  kuvendit  komunal  të  Novobërdës  mbajti  takimin informativ më bujqit  me  rastin  e shpalljes  së ftesave për Shemat e Granteve në  komunën e Novobërdës Në takim  kanë marrë pjesë  një  numër i madh  i qytetarëve  bujqësor si  dhe  biznesmen. Pas  prezantimeve të  gjithë të pranishmit   kishin  rastin  të  parashtrojnë pyetje si  dhe  të  plotësojnë pyetësorin  menjëherë.

Qëllimi i projektit   është :

  1. Rritja e konkurrencës  të  ndërmarrjeve lokale;
  2. Hapja e vendeve  të reja  të punës dhe  rritja  e  punësimit;
  3. Përkrahja e objekteve  afariste  në  sektorët  e  ndryshme; dhe
  4. Përkrahja zhvillimit socio-ekonomik të orientuara drejt rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe  rritja  në  afarizmin e  tyre.

Financimi do të  jetë  i ndarë  sipas  principeve  të  cilësisë së projekt propozimit.

Financimi  do  t’ju ofrohet  se  paku 40  projekteve.  Është  paraparë  që  shuma  maksimale  të  jetë  2,500.00 €  për projekt në  dispozicion.  Vlera   e një granti   për  Aplikues do të  jetë  prej  2,000.00 euro+ 500.00 euro (25%  sufinancim).