Republika e Kosoves

Novobërdë

Me datë 05.05.2022, në organizim me Kuvendin Komunal, qytetarët mbajtën debat publik

2022/05/05 - 8:59

Më 05.05.2022, në organizim nga Kuvendi i Komunës – Kryetarja  e Kuvendit Mirjana Simijonoviq dhe nënkryerati i kuvendit  Ramush Mehmeti, janë mbajtur dy debate publike me qytetarët e komunës sonë.

Për mbajtjen e këtyre debateve publike qytetarët janë njoftuar me shkrim përmes një publikimi në ueb faqen e komunës, si dhe janë bërë thirrje edhe në fshatrat ku do të mbaheshin debate publike.

Temë e debatit publik ishte diskutimi me qytetarët rreth Draft-Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet rurale  dhe vendbanimet urbane.

Qytetarët u shprehën të kënaqur që më në fund autoritetet komunale kanë filluar të takohen me qytetarët dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e tyre, me shpresë se këto probleme do të fillojnë të zgjidhen së shpejti.

Në fund, kryesuesja falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe premtoi punë intensive në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre në bashkëpunim me kryetarin Sasha Millosheviq dhe organin ekzekutiv.