Republika e Kosoves

Novobërdë

Mjelësja e re për fermën e familjes Joviq

2018/06/04 - 10:58

Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq dorëzoi sot mjelësen për lopë familjes pesë antarëshe Joviq nga  fshati Zebince, lagjja  Manuta.

Joviqët prej kohërave  të  më  hershme  merren  me blegtori  dhe  prej  saj  edhe  jetojnë. Kanë tetë lopë  katër  viça dhe dhjet  dele.

„Ky donacion  do të  ju  ndihmoj shumë rreth  mjeljes  së  lopëve, sepse bashkëshortja  përveç  shumë punëve shtëpiake ka  mjel  tetë lopët, ku  aspak  nuk  është e lehtë“, theksoi familjari Sinisha Joviq.

Sinisha  dhe  bashkëshortja Razija, e  cila  është  nga Shqipëria qe shtat vite  janë të martuar. Razija  nuk  e  fsheh  kënaqësinë e kësaj  pajisje për  mjeljen e lopëve do  ta  liroj  prej  punëve  shumë të  mëdha.

„Përkujdesja për  djalin  Mihajlin dhe  vajzën Marinen dhe  shumë punëve  të tjera, ku më  së  shumti kohë  më ka  marrë mjelja e lopëve  dhe  përgatitja  e prodhimeve qumështore, kurse  tani  do  të  kemi  shumë  më  lehtë“, na e tha  Razija.

Joviqët, siç thonë, se planifikon  që të pasurojnë fondin me blerjen e dhive.

Ivanoviq theksoi  se kjo  është  një vazhdimësi  e ndihmave/përkrahjeve që  qeverisja lokale siguron për bujqit.

„Kemi vërejtur  se kësaj  familje  i është  dashur  për  së tepërmi  paisja/mjelësja për lopë, për të  vazhduar   e të merren  me blegtori. Në  këtë  mënyrë do  të  ketë  më shumë  mundësi  dhe kohë  që  të  zgjeroj punë  me të  cilën merren dhe  jetojnë“.