Republika e Kosoves

Novobërdë

Ndarja e Grantit për realizimin e të ardhurave personale

2019/07/02 - 1:49

Në  kuadër  të projektit  EURRK 5  gjatë  ditës  së  sotme  është  bërë   shpërndarja e Grantit për fillimin  e  biznesit  të vet  familjes Stoshiq  në  komunën e Novobërdës që kanë përfituar  ndërtimin ë shtëpisë  në  kuadër të projektit   UE Kthimi dhe  Reintegrimi në Kosovë faza e pestë.

Kryetari z.Ivanoviq  ka  theksuar  se  vetëm me  këto  arritjet  ekonomike  mund  të  arrimë   deri të  një  zhvillim ekonomik  të  ekonomive  familjare rurale dhe  kjo  është  më  e  rëndësishmja për   një  integrim të qëndrueshëm  të të  kthyerve  në komunën ton.

Paisjjet për  vetë punësim dhe vetëmbajtje të  qëndrueshme familjare është pjesë  e fazës  së parë. Projekti për kthim dhe  integrim të qëndrueshëm  RRK 5  që  e  realizon  IOM  në bashkëpunim me Ministrin për Komunitete dhe Kthim,  përmes përkrahjes  financiare të Unionit Evropian.

Në  fazën e parë të  këti projekti janë pajisur  nëntë  shtëpi  për  të  zhvendosurit  intern  e  këtu  është  edhe pako  për  arritjen e  stabilitetit familjar  me qëllim të kthimit  të  qëndrueshëm  për  të  kthyerit, theksoi, z.Ivanoviq.