Republika e Kosoves

Novobërdë

Ndërtimi i ndriçimit rrugor filloi në fshatin Zebince në komunën Novo Brdo

2019/10/09 - 11:14

Kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviqç vizitoi fshatrat Zebince dhe me këtë rast vizitoi fillimin e punimeve ndërtimore në ndriçimin e rrugëve në këtë fshat.
Ky projekt i Ndërtimit dhe Riparimit të Ndriçimit Rrugor përfshin disa fshatra në komunën tonë, përfshirë fshatin Zebince.
Mungesa e ndriçimit rrugor në këtë fshat është një nga problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët dhe në bazë të kërkesave të tyre, është zhvilluar ky projekt, i cili po realizohet me fonde nga buxheti i komunës së Novobërdës.
Disa javë më parë, si pjesë e këtij projekti, filluam edhe punën në fshatra të tjera, në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç ishte planifikuar.
Deri në fund të këtij muaji, me fondet nga buxheti i komunës së Novobërdës, ne do të kemi mundësi të ndriçojmë edhe katër vendbanime në komunën tonë, dhe njëkohësisht të bëjmë riparimet e nevojshme në të gjitha fshatrat e tjerë, ku tashmë është në funksion ndriçimi rrugor, për të bërë funksionimin e ndriçimit të rrugës në të gjitha fshatrat, theksoi z.Ivanoviq.