Republika e Kosoves

Novobërdë

Nënëshkruhet marrveshja Komun-Helvetas në projektin APR-së

2018/05/25 - 9:55

Në kabinetin e Kryetarit të Komunës z. Svetislav Ivanovic, sotë me 23.05.2018,  u  nënshkrua marrveshja për realizimin e aktiviteteve e ku partner për realizimin e tyre përpos palve nënshkruese do jenë edhe Grupit Lokal i Veprimit “Kalaja” dhe KVRL-a.

Aktivitetet e kësaj marrveshje kanë të bëjnë me, zhvillimin e fushave të ndryshme si atë në sektoret e ekonomis, bizneseve si dhe ati të bujqësis i cili është prioritet në komunën Tonë

Me nënshkrimin e këti dokumeti partnerët zotohen se do të bashkpunojn dhe bashkfinansojn aktitivetet e parapara me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të këtyre sektorve.

E posaqërshtë fushën e zhvillimit të trajnimeve të ndyshme që do të organizohen dhe përkrahen nga partnerët.

Kjo është marrveshja e parë për këtë vit që është nënshkruar në mesë të këtyre partnerve të përmendur, e duhet ta përmendim se edhe vitin e kaluar kemi pasur një marveshje të ngjajëshme e cila ka qen mjaftë e suksesëshme dhe me rezultate të dukshme.

Përkrahja do të jete në këto fusha : Blegtroin sektori për prodhimin e Qumshtit, ate të Deleve, Bletarisë dhe sektori i zhvillimit të bizneseve.

Duke mos harruar të përmendim se kjo marrveshje do të ndihmoj shumë edhe në rritjen e kapaciteteve menaxhuese të partnereve siç është GLV “Kalaja” dhe KVRL-ja.

Pra qëllim kryesor i këti bashkpunimi është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e prodhimit përmes zingjireve përpunues.

Komuna e Novobërdës ka shprehur dëshirën që të përkrah këtë projekt financijarishtë me mjete vetanake si  dhe me shumë aktivitete të tjera që ndihmojn lehtësimin e punës për partneret e tjer si GLV-ja dhe KVRL-ja.