Republika e Kosoves

Novobërdë

Nënshkruhet kontrata për ofrimin e shërbimeve postare ndërmjet Postës së Kosovës dhe komunës së Novobërdës

2019/02/01 - 1:55

Sot, në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanoviq, u nënshkrua  kontrata për ofrimin e shërbimeve postare.

Nënshkrimi i kontratës së sotme është i një rëndësie të veçantë për komunën e Novobërdës, sepse detyrimi për shpërndarjen e faturave për taksat dhe dorëzimin në kohë do të merret nga zyra e postës së Kosovës.

Në periudhën e mëparshme, komuna e Novobërdës kishte bashkëpunim të mirë me postën, të cilën shpresojmë të vazhdojmë edhe në të ardhmen, tha kryetari Ivanoviq.