Republika e Kosoves

Novobërdë

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT

2021/01/25 - 2:06

Sot, në zyrën e kryetarit të Komunës së Novobërdës, u nënshkrua Marrëveshja për forcimin e aktërve të tregut dhe zinxhirëve të vlerave për promovimin e prodhimit bujqësor, përpunimin dhe uljen e varfërisë në Novobërdës. Kryetari i Komunës së Novobërdës, së bashku me përfaqësuesin e CARITAS (CaCH) zviceran Gerhard Schaumberger, nënshkruan Marrëveshjen e lartpërmendur dhe me atë rast u organizua një takim pune në ndërtesën e komunës.
Sipas hulumtimit dhe analizës së mangësive të zinxhirëve të vlerës, organizata zvicerane CARITAS, në bashkëpunim me Komunën, do të sigurojë burime financiare për aktorët e tregut në sektorët e zingjirit bujqësorë për të rritur kapacitetet e prodhimit dhe përpunimit, për të përmirësuar infrastrukturën dhe punësimin. Qëllimi i projektit është, pra, të promovojë sistemë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së pjesëmarrjes së prodhuesve dhe akterëve të tregut dhe rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë për popullsinë rurale, veçanërisht gratë dhe grupet e margjinalizuara në komunën tonë.
Bazuar në kërkesat e tregut dhe analizave të hollësishme, janë identifikuar tre sisteme të tregu si nënsektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për ekonomi, mjedisore, rritja e ndjeshme gjinore:
– produkte pyjore jo drusore, bimë medicinale dhe aromatike,
– manaferrat (mjedrat, luleshtrydhet, boronicat),
– përpunimi i perimeve shtëpiake.