Republika e Kosoves

Novobërdë

Nënshkruhet Memorandumi ndërmjet Komunës së Novobërdës dhe Hidromoravës mbi furnizimin me ujë.

2019/02/21 - 12:20

Vazhdimësia e  imixhit të  ndryshimeve pozitive  dhe  e  gjithë kjo në  shërbim  të   qytetarëve tan, më dt.: 20. Shkurt  2019., ka  ardhur  deri te  nënshkrimi i memorandumit  për  furnizim  me  ujë  me  kompaninë regjionale  „ Hidromorava“.

Memorandumin e ka nënshkruar  kryetari i Novobërdës  z. Svetisllav Ivanoviq më përfaqësuesit  e gjashtë fshatrave dhe  kompaninë e lartë përmendur  e cila  nga  sot do të bëjë furnizimin më  ujë dhe  njëherit  edhe të  paguhen   shërbimet.

Fshatrat e Novobërdës Koretisht, Pasjak, Bostan, Makresh i Ulët, Tullar dhe Qylkovc pas  nënshkrimit  të memorandumit do të  marrin shërbime cilësore të  furnizimit  me ujë,  kualitative  dhe  kontroll mikrobiologjike të  ujit  ku  për  këto  shërbime  do të  ketë  edhe  pagesë.

Udhëheqja  e  Hidromaravës  fort   ka premtuar  se  qytetarët do të  kenë  ujë  24 orë.

Ndërkohë  do të kujdesen  që  të  ketë  ujë  edhe  në  viset  më të largëta të vendeve  malore.

Drejtori i  „ Hidromoravës“ z.Muhamed Suliqi  theksoi se: „ Do të  inkasohet pas nënshkrimit të memorandumit, do të  filloj  matjen  e  gjendjes në  ujë matëset  dhe  më  vonë  do të  filloj  të  kryhet pagesa  e  të  njejtave   shërbime“. Çmimi i ujit  do të  jetë  0,33€ në ₘ₃.

Komuna  do të mundohet  që  përmes ndihmës  së donatorëve  që  në periudhën  e  ardhshme  të  zgjeroj kapacitetet  e furnizimit  me ujë, kurse ujësjellësi ekzistues  edhe  më  tutje  do të vazhdoj  të shfrytëzohet  sipas  rregullave dhe  ligjeve për ujin.

Me  këtë  rast   i lusim  të gjithë qytetarët  tan që në periudhat  e ardhshme  ta  shfrytëzojnë  ujin  me përgjegjësi dhe  mos  ta  harxhojnë pa nevojë.  Ju  rekomandojmë  shfrytëzuesve  që  për  ujitjen  e tokave bujqësore  të  shfrytëzojnë burime  alternative të  ujit.  Kyqja  ilegale në  rrjetin  e  ujësjellësit  do të dënohet  sipas   të drejtave normative të  cilat  janë  të parapara në  të  holla dhe  burgosje.