Republika e Kosoves

Novobërdë

Njoftim për fermerët

2020/04/15 - 11:45

Me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe koordinim të plotë që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit:

– Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

– Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;

ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar;

iii. Letërnjoftimin.

– Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;

ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;

iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;

iv. Letërnjoftimin personal të tyre;

Aneks 1 të Certifikatës : https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_140420.pdf?fbclid=IwAR2Db9QZY8jA_-iLgbqhZVACNs8NVofvln6RvASoltWfEbv5MoiT11JqqAY