Republika e Kosoves

Novobërdë

Novobërdë

2018/02/27 - 12:44

Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq  ka  marr pjesë  në  takimin  i cili  është mbajtur  prej  dt. 23. deri 25.  Shkurt  2018. Misioni i OSBE-s në Kosovë së bashku  me Ministrin e Pushtetit Lokal ka  organizuar Ministrive  dhe  Komunave  se  si  të avancojnë  koordinimin e tyre, për   mirëqenien  publike  dhe  për  ofrimin  sa  më  të mirë  dhe më të shpejt  të shërbimeve.

. Në konferencë morën pjesë 23 kryetarë dhe nënkryetarë komunash, katër ministra e zëvendës-ministra, sekretarë të përgjithshëm nga Zyra e Kryeministrit dhe ministri të ndryshme, si dhe dhjetëra nëpunës civilë.
Ata debatuan për çështje relevante që lidhen me qeverisjen lokale dhe diskutuan për çështje konkrete dhe praktike me të cilat ballafaqohen. Përfaqësuesit e ministrive shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me komunat dhe për t’i përkrahur ato në zgjidhjen e problemeve konkrete aktuale që u ngritën gjatë takimit.
Në fjalimin e tij, Shefi i Misionit, Ambasadori Jan Braathu përsëriti gatishmërinë e OSBE-së që përmes ekspertizës dhe pranisë së saj në terren, të mbështes kryetarët dhe komunat në përpjekjet e tyre për përmirësimin e shërbimeve komunale, me fokus parësor zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese të komunave, promovimin e angazhimit të publikut, forcimin e balancit mes pushteteve, dhe përmirësimin e koordinimit ndër-qeveritar.