Republika e Kosoves

Novobërdë

Pajisja e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Koretishte

2020/11/04 - 2:55

Si pjesë e një projekti për zhvillimin e komunitetit mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë, është pajisur një qendër kulturore në fshatin Koretishtë në Komunën e Novobërdës.
Në ceremoninë e pritjes morri pjesë Kryetari i Komunës, Svetislav Ivanoviq, i cili me këtë rast theksoi se realizimi i këtij projekti është me rëndësi të madhe për të gjithë banorët e Komunës së Novobërdës. Pajisja e Shtëpisë së Kulturës është një projekt me përparësi që kontribuon në përdorimin maksimal të objektit tashmë ekzistues të ndërtuar . Në të njëjtën kohë, projekti do të mundësojë ndërveprim më të madh midis të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara përmes trajnimeve, punëtorive dhe takimeve. Ky projekt ka pajisur të gjithë ambientet e Shtëpisë së Kulturës me inventar të ri dhe kompjuterë, i cili ka siguruar të gjitha kushtet për funksionimin normal të Shtëpisë së Kulturës.