Republika e Kosoves

Novobërdë

Puna për ndërtimin e urës në fshatin  Kufce e Eperme në komunen e Novobërdës do të fillojë së shpejti

2020/10/28 - 2:56

Në pjesën problematike të rrugës në fshatin Kufce e Eperme drejt fshatit Stanishor, së shpejti duhet të fillojë puna për adoptimin e asaj pjese të rrugës ku është e nevojshme ndërtimi i urës.
Ky projekt infrastrukturor po zbatohet nën programet RRK-5 dhe është financuar nga Bashkimi Evropian, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe IOM.
Për një periudhë të gjatë kohore, banorët e këtij fshati kanë vështirësi gjatë kalimit të kësaj pjese të rrugës për në fshatin Stanishor, ku zgjidhja e vetme e mundshme është ndërtimi i një ure.
Gjatë ditës, kryetari i Komunes vizitoi këtë lokacion me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të IOM-it, si dhe kompaninë pergjegjese për ndërtimin e urës, në mënyrë që të përcaktojë të gjitha detajet dhe mundësitë për realizimin e këtij projekti.
Pasi vizitoi këtë vend, Kryetari i Komunës Svetislav Ivanoviq  gjithashtu vizitoi fshatin Manishincë, fshati i Qukë, ku një pjesë e rrugës do të asfaltohet si pjesë e të njëjtit projekt.
Realizimi i këtij projekti duhet të fillojë jo më vonë se 5 ditë dhe ne presim që gjithçka të përfundojë në një kohë rekord të shkurtër, tha z. Ivanoviq.