Republika e Kosoves

Novobërdë

Shkatërrohet tabela në afërsi të manastirit  të Dragancës.

2019/10/22 - 2:16

Persona te pa njohur kanë  thyer tabelën  me tregues  rrugor për  Manastirin  “Draganc ” në komunën e Novobërdës.

Kryetari i komunës  me  rastin  e  këtij  incidenti  ka vizituar Manastirin “Draganc”  dhe  ka dënuar vandalizmin i cili po përsëritet disa  herë në  vendin e njëjtë.

Tabela  me tregues rrugor për Manastirin në Draganc gjendet  në udhëkryqin për  te Manastiri dhe  fshatin Draganc.

Novobërda  është  komunë multi-etnike dhe shumë herët  e  njohur për një vend  të bashkuar  me vlerat kulturore, vlera  civilizuese dhe  vlerat e religjioneve  të ndryshme. Duhet  të  vazhdojmë  këtë rrugë dhe  t’i ruajmë trashëgimin  e përbashkët kulturore, objektet tona fetare  që  me  forcë të përbashkët  të  shkojmë përpara  dhe të përparojmë shoqërinë demokratike.

Edhe  njëherë  apeloj te  të gjitha institucionet kompetente që të  parandalohen  këto  akte  vandale të  cilat po përsëriten  një kohë të  gjatë, theksoi z.Svetisllav Ivanoviq.