Republika e Kosoves

Novobërdë

Thirrje për Programin e Praktikave për Biznese “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.”

2019/01/21 - 11:15

Thirrje për Programin e Praktikave për Biznese

 

Ftojmë të gjithë biznesetqe vijnë nga fushat e përpunimit të pemëve dhe perimeve, përpunimit të qumështit, përpunimit të mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve nga Rajoni Lindor për të marrë pjesë në programin për praktikë të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.”

Projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore, në bashkëpunim me komunat: Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.
Bizneset mund të marrin maksimum pesë praktikantë me pagesë për tre muaj, projekti “Te rinjtë ne Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor” do te mbulojë pagesat e tyre mujore kështu që bizneset e zgjedhura nuk kane obligime financiare ndaj praktikantit.

Prioritet kanë bizneset që kanë më shumë se dy vjet përvojë në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve.

Praktikantët do të përzgjidhen në bashkëpunim me bizneset.

Në këtë program të praktikave do të përfshihen 100 të rinj ku:30 do të jenë në përpunimin e pemëve dhe perimeve,30 në përpunimin e qumështit, 15 në përpunimin e mishit,15 në përpunimin e drithërave dhe 10 në thertore.

Programin për praktikë për të rinjtë do t’i ndihmojë bizneset të gjejnë praktikantët e duhur për bizneset e tyre.

Bizneset e interesuar duhet të aplikojnë nëlinkun e mëposhtëm:

ENG: https://goo.gl/forms/5JvD6bCdsQHmqGDA2
ALB: https://goo.gl/forms/RsIa1B5T7iGxhzxQ2
SRB: https://goo.gl/forms/SA5Z73oLhXLNWRGX2
Ose përmes dorëzimit të aplikacionit ne Zyrën e Kryetarit, Bulevardi i Pavarësisë, pn, Gjilan

 

Perioda e Aplikimit: 21 Janar 2019- 21 Shkurt 2019