Republika e Kosoves

Novobërdë

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komuna

2010/06/04 - 12:00

Më datë 04.06.2010 është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvedit Komunal duke filluar ne orën 13:00,Në këtë mbledhje morën pjesë;Kryetari I Komunës Bajrush Ymeri,anëtarët e kuvendit,përfaqësuesit e OSBE-së,KFORI-it,Drejtorët komunal,përfaqësuesit e ICO-së dhe USAID-i Amerikan.

 

 

Rendi i ditës;
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Njoftim me raportin e Auditorit Gjeneral për vitin 2008;
3. Prurja e vendimit për nxjerrjen e Rregullores të Punës së Kuvendit në diskutim publik;
4. Formimi i këshillit të ekspertëve për hartimin e planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor dhe Rregullativ Urban;
5. Vendim për rishikimin e buxhetit për vitin 2010;
6. Prurja e vendimit për plotësimin e rregullores për ngarkesa dhe gjoba,taksa;
7. Të ndrsyhme;
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat e rendit të ditës   dhe u aprovuan  te gjitha.
Në pikën e shtatë siç kan qenë të njoftuar dhe më herët anëtarët e kuvendit se kompanija Italiane DENI SH.P.K do ta bejë prezentimin e projektiti ,në fillim njoftoj  anëtarët për kompanin se me çka merrët dhe përvojën e kompanisë në disa shtete së fundi është duke realizuar edhe në Shqipëri ku ka sukese të mëdha.
Invesitori skjaroj për intresimin që dota bëjë në fushën e përpunimit të Xehes.
Kërkesë e investitorit ishte që ti jepet nga komuna 11 hektar tok me konsensjon ku aty  dotë mund ti ndertoj  të gjitha makinerit përfshi edhe depon dhe siguroj qe nuk do të ketë rrezik për popullatën e Novobërdës.
Invesitori premtoj se dote investohen rreth 14.5 miljon dollar ,dhe per fillim dotë punësohen rreth 50 punëtor,duke pas parasysh edhe përovojen e me hershme që kanë qytetart e komunës.
Anterët e kuvendit bërën disa pytje reth projektit se adotë shfrytzohet pasuria e minjeres apo si dote gjindet furnizimi me xehe pasi qe minjera është ne pronsi të trepçës .
Invesitori skjaroj se nuk dote shfrytzohet xehehja e komunës por vetëm parcela e cila doti jepet me konsesjon,kurse sa i përket furnizimit me xehe dote gjenden alternativa te ndryshme nga trepça,apo kompani të tjera.

Kërkesa mbeti qe të shqyrohet nga antaret e kovendit komunal  dhe të gjendet një gjuh e përbashkët.