Republika e Kosoves

Novobërdë

U nënshkrua kontrata për bashkëfinancimin e projektit në mes të Komunës së Novobërdës dhe Helvetas

2019/02/01 - 1:52

Nw  kabinetin e Kryetarit  tw Komunws  sw Novobwrdws z.Svetisllava Ivanoviq, 01.02.2019 g ,   wshtw  nënshkruar kontrata mbi bashkëpunimin ndërmjet komunës  sw Novobwrdws dhe  HELVETAS-it ,  pwr  realizimin e dy projekteve  infrastrukturor nw vlerë  prej 39 000 euro.

Aktivitetet e kësaj marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Novobërdës si një përmirësim i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në komunën tonë

Duke nënshkruar këtë dokument, partnerët angazhohen për bashkëpunimin  dhe bashkëfinancimin e aktiviteteve të parashikuara me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është inkurajimi i komunave për të përmirësuar më tej performancën e tyre në këto fusha: qeverisja demokratike, qeverisja komunale, transparenca dhe integriteti.

Kryetari Ivanoviq falënderoi përfaqësuesin e Helvetas z. Dardana Maliqi dhe theksoi se Komuna  e Novobërdës do të vazhdojë bashkëpunimin afatgjatë me qëllim të përmirësimit të performancës komunale.