Republika e Kosoves

Novobërdë

URIMET E KRYETARIT IVANOVIQ ME RASTIN E VITIT TË RI

2018/12/31 - 11:22

Kryetari  i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq  u dëshiroi fat në  vitin  e  ri 2019,  dhe   ka shpreh  kënaqësinë për   vitin  që po shkon dhe  me  shpresë  se viti 2019  do të  jetë  edhe  më i suksesshëm.

– Të  nderuar bashkë qytetarë, të  gjithë  ne së bashku   e bëjmë një të  ardhme  më të  mirë dhe në mënyrë kolektive  përparojm. Nga  mundi  dhe  përkushtimi ynë  varet  edhe  se çfarë përparimi do të  jetë në periudhën  e  ardhshme,  duke  marrë parasysh  se  kemi vendosur  themele të forta  vitin që po shkon, është e sigurt se viti 2019 do të jetë  një vit  i suksesshëm  për  komunën tonë.  Një  jetë  më  të  mirë  për  të gjithë qytetarët  e Novobërdës na  mbetet si prioritet, kështu  që  me të  gjitha kapacitetet në dispozicion  dhe  resurset   në  vitin që po na vjen  të  vazhdojmë  të përparojmë/avancojmë komunitetin ton.   Rregullimin e komunës  sonë  në sektorin  urbanistik dhe komunal na  është  një sfidë  konstante dhe  jemi të gatshëm  që  me projektet  e reja të rrisim nivelin  e shërbimeve komunale.  Novobërda  dhe  qytetarët  e  saj  gjithmonë kanë qenë  solidar, kurse  ne   kurrë nuk  harrojmë  se  kujt  i  është   më  se  e nevojshme ndihma, dhe  ndërgjegjshëm   e bëjmë trajtimin  e të gjitha kategorive sociale – theksoi Kryetari  Ivanoviq dhe  ju dëshiroi qytetarëve  në vitin 2019 shumë  suksese në punë, shëndet dhe fat.