Republika e Kosoves

Novobërdë

Urimet e Kryetarit të Komunës për Vitin e Ri.

2020/12/31 - 11:19

Kryetari i Komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanoviq uroi Vitin e Ri për të gjithë qytetarëve të Novobërdës.

Të dashur bashkëqytetarë, Ne jemi në të njëjtën detyrë së bashku me ju. Ne jemi duke krijuar një të ardhme më të mirë. Varësisht nga puna dhe përkushtimi ynë se cilat mundësi do të krijohen për komunën tonë në vitet në vazhdim. Jam i sigurt që Novoberda po ecën përpara. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë komunitetin tonë me të gjitha kapacitetet në dispozicion, sepse përparësia jonë është një cilësi më e mirë e jetës për të gjithë qytetarët e Novoberdës. Rregullimi i Komunës sonë në sektorin komunal dhe urban është një sfidë e vazhdueshme për ne dhe ne jemi të gatshëm ta pasurojmë Komunën me projekte të reja. Ne jemi duke punuar, por do të punojmë edhe më intensivisht në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Ne kujdesemi për të trajtuar e buxhetit komunal në mënyr të drejt, të cilin kontribuojmë së bashku, duke mos harruar ata që kanë nevojë për ndihmë më shumë. Gjatë gjithë jetës time, unë kam qenë gjithmonë një optimist, prandaj shikoj vitet në vazhdim. Kemi shumë punë për të bërë, por unë besoj shumë në suksesin tonë të ndërsjellë. Komuna udhëhiqet nga ruajtja e traditës së saj dhe trashëgiminë kulturore, dijen, fisnikërinë, suksesin sportiv, por edhe dashurinë dhe guximin për ndryshim. E ardhmja përpara nesh do të tregojë forcën dhe bukurinë e këtij vendi në buzëqeshjet e fëmijëve tanë, në suksesin e të rinjve, në punë të reja, në paqe dhe shumë kujdes ndaj prindërvet dhe të moshuarve, në kujdesin për çdo person dhe anëtar të komunitetit tonë. Le të jemi unikë. Na bashkoftë dëshira për paqe dhe një e nesërme më e mirë. Le të presim Vitin e Ri, të presim njëri-tjetrin, me urimin që Viti i Ri të na sjellë paqe, shëndet dhe gëzim dhe që festat e Vitit të Ri të mbushen me gëzim, ngrohtësi dhe shpresë për një të nesërme më të mirë, ju uroj një Vit të Ri të suksesshëm dhe të mbarë, 2021. ” Svetislav Ivanovic