Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Ambasadores Finlandeze komunës së Novobërdës

2019/06/21 - 2:56

Kryetari i Komunës z.Ivanoviq gjatë  ditës së  sotme  në  kabinetin e tij  priti  Ambasadoren e Republikës  së Finlades  në Prishtinë zo.PiaStjernval .

Kryetari i Komunës   në  fillim  e  falënderoi zo.Stjernval për  vizitën dhe  bashkëpunimin e deritanishëm  të  cilën  komuna  e Novobërdës  e kishte  me  Ambasadën Finlandeze.

Në  këtë  takim  është biseduar  për  zhvillimin ekonomik  në komunë,  infrastrukturë dhe  për  planet e më tutjeshme  për  zhvillimin e komunës së Novobërdës.

Në  fund  Kryetari theksoi  se kjo  është  ndër  vizitat e  rëndësishme  për  Komunën e Novobërdës dhe  e  gjithë me qëllim  të  krijimit të bashkëpunimit  sa më  të mirë.