Republika e Kosoves

Novobërdë

VIZITA E KOMANDANTIT KRYESOR TË KFOR-it GJENERAL-MAJORI KOMUNËS SË NOVOBËRDËS

2019/03/15 - 2:10

Gjatë ditës  së  sotme kryetari i komunës  së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq priti në  kabinetin  e tij  komandantin e KFOR-it gjeneral-majorin z. Lorenca Dadarija.

Në  këtë  takim  është biseduar për  gjendjen  aktuale të sigurisë  në territorin e komunës  së Novobërdës si  dhe për  planin dhe mundësit  e KFOR-it për  përmirësimin e saj.

Kryetari i komunës  së Novobërdës z.Ivanoviq e njoftoi komandantin z.Dadarija  për  nevojat  dhe  problemet  me të  cilat kohëve të  fundit  banorët po ballafaqohen  dhe  njëherit   foli  edhe  për  një mori të incidenteve të  sigurisë  që  kanë  ndodhur   muajve  të  fundit.

Kohëve  të  fundit  janë  intensifikuar  vjedhjet   në territorin e komunës  së Novobërdës ku vjedhjet  më  të  shpeshta  janë  të  makinave bujqësore  dhe  të kafshëve,  i cili  është  një  ndër  problemet  e  veçanta të  banorëve  që kryesisht  merren dhe  jetojnë  nga bujqësia”, theksoi z.Ivanoviq.

Kryetari z.Ivanoviq  falënderoi për  vizitën, mirëkuptimin dhe  interesimin për  zgjidhjen  e problemeve aktuale.