Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit shkollës fillore „Minatori „ në fshatin Vllasali-Novobërdë

2019/02/06 - 8:20

Kryetari i komunës  së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq me  bashkëpunëtorët e tij vizitoi sot  shkollën fillore “ Minatori“ në fshatin Vllasali.

Gjatë vizitës  kryetari u njoftua me punët  e  kësaj shkolle  dhe  me  potencialet  e tyre. Kryetari porositi  se  këtë  shkollë  komuna  do ta  përkrah  në punët   dhe  zhvillimet e mëtutjeshme.

Kryetari i komunës  së Novobërdës  me  këtë  rast  ju  dorëzoi edhe pako  nxënësve të  kësaj  shkolle.

Dëshiroj  të  ju uroj  fillim të  mbarë  dhe të  suksesshëm  të  gjysmëvjetorit  të dytë  dhe  me  sukses  të  vazhdoni  shkollimin e më tutjeshëm,  theksoi Ivanoviq.  Gjatë  vizitës  kryetari  ka biseduar edhe  me  nxënësit  dhe kuadrin e  kësaj shkolle.