Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit të Komunës së Novobërdës familjes Periq në fshatin Parallovë

2018/12/28 - 12:45

Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së djeshme vizitoi familjen e rrezikuar sociale Periq e cila jeton ne kushtet e skajshme të vështira kryesisht nga ndihma sociale.

Branisllav Periq nga fshati Parallovë edhe pse është i aftë për punë ai nuk mund të punoj sepse është i detyruar të përkujdeset për nënën e vjetër e cila qe katër vite është e pa lëvizshme.

Disa herë e kemi vizituar familjen Periq dhe kemi ofruar ndihmë në pikëpamje të pakove ushqimore dhe higjienike si edhe sot. Këtë vit gjithashtu në prag të vitit të ri dhe festave të Krishtlindjes kemi vazhduar me traditën tonë ndihma për të rrezikuarit social e cila daton disa vite edhe më herët.

Familja Periq është njëra ndër familjet më të rrezikuara në komunën tonë dhe për këtë arsye kemi vendosur që edhe këtë vit ti gëzojm me ndërrimin e një pjese të mobileve të vjetërsuar prej druri dhe me këtë edhe po i urojmë edhe festat e ardhshme, theksoi z.Ivanoviq.