Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit të Komunës së Novobërdës familjes Saviq nga fshati Zebinc

2019/01/08 - 9:10

Kryetari i komunës  së Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq gjatë  ditës  së  sotme  vizitoi  familjen e rrezikuar sociale Saviq e cila  jeton  në kushte  shumë  të rënda pa  një rrugë kaluese deri te shtëpia.

Një  ndër   projektet prioritare  këtë  vit  është  edhe  rregullimi i rrugës  deri të familja Saviq  e cila  deri tani  nuk  kishte  një  rruge  kaluese   nga  shtëpia  e  deri  të  rruga kryesore e fshatit.

Komuna  e Novobërdës   disa  herë ka ndihmuar familjen Saviq  ku një ndër  donacionet më të mëdha   ishte  edhe  ndërtimi i shtëpisë.

Do të  mundohemi që  Saviqëve në  një  kohë  sa më të  shkurtër të  ju  ndërtojmë një rrugë  deri te  shtëpia  e  cila  do  t’i mundësonte  një  kalim  sa më të  lehtë. Komuna e Novobërdës   ka  një numër  të fshatrave  të  përbëra  nga lagjet  ku  infrastruktura   rrugore  është  shumë  e vështirë, ku  edhe  në mandatin e kaluar  jam munduar  që  të ju rregullojmë rrugicat  nëpër  lagje, ku  do  të  më  mbetet  edhe   si  qëllim kryesor  edhe  në periudhën e  ardhshme.