Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit të komunës së Novobërdës familjes Vllasaliu në fshatin Llabjan

2018/10/18 - 4:00

Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së sotme vizitoi familjen e Hajrush Vllasaliut në fshatin Llabjan.

Familja tre anëtarësh Vllasaliu është shfrytëzues i ndihmës së komunës së Novobërdës përmes projektit ndarja e materialit ndërtimor.

Projekti i ndarjes së materialit për ndërtim financohet nga buxheti i komunës dhe të drejt në marrjen e kësaj ndihme kanë kryesisht familjet e rrezikuara sociale të cilët nuk kanë strehimin e tyre.

Familjes Vllasaliu para disa muajve i kemi ndihmuar me material ndërtimor ku shtëpin e filluar ta përfundoj para dimrit, sepse në shtëpin në të cilën kanë jetuar deri më tani nuk ka qenë në pronësinë e tyre, nuk kanë qenë as kushtet më themelore për jetesë, theksoi z.Ivanoviq.