Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit të Komunës së Novobërdës fshatit Stanishor

2018/03/19 - 12:18

Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisallv Ivanoviq gjatë ditës së djeshme vizitoi fshatin Stanishor dhe me këtë rast bisedoi me banorët.

Arsyeja e vizitës ishte hapja e rrugës së re alternative për nevojat e gurthyesit që bën separacionin e rërës në afërsi të këtij vendbanimi.

Kryetari z.Svetisllav Ivanoviq theksoi se është e nevojshme për arsye të një numri të madh të kamionëve të cilët kalojnë nëpër këtë vendbanim dhe është e rrezikuar siguria e banorëve.

Gjatë bisedës janë marrë vesh që në të ardhmen të mbahet edhe një takim ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e gurëthyesve si dhe nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave.

Kryetari gjithashtu me anëtarët e komisionit komunal dhe banorët kanë vizituar edhe pjesën nëpër të cilën në të ardhmen duhet të kaloj drejtimi i rrugës alternative.