Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme

2018/12/31 - 11:16

Gjate  ditës  së  sotme  kryetari i komunës  së Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq  në kabinetin e tij priti  këshilltarët e  Ministrin  së Punëve të Brendshme  z. Mentor Tahiri  dhe z.Besart Vlahinja.

Takimi është mbajtur  me iniciativë të komunës  së Novobërdës  dhe kryetarit z.Svetisllava Ivanoviq.

Komuna e Novobërdës më.: 11.12.2018.  është  drejtuar me kërkesë Ministrit z.Ekremu Mustafa ku kërkohet  që  stacionit policor  të Novobërdës  t’i ndërrohet kategori  nga  niveli C në nivelin B sepse  sipas  standardeve  të vlefshme  kjo i plotëson  te gjitha kushtet.

Në  këtë  takim përveç  temës  aktuale  është  biseduar  edhe  për  çështjen e sigurisë  në komunën e Novobërdës si  dhe  për  planet  dhe  mundësit  e ministrisë për  përmirësimin e tyre.

Kryetari i komunës  së Novobërdës  i falënderoi përfaqësuesit  e Ministrisë   për  mirëkuptimin  dhe  interesimin  për zgjidhjen e problemeve aktuale.