Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Shefit të Zyrës për Komunitete pran zyrës së Unionit Evropian në Prishtinë komunës së Novobërdës

2018/09/20 - 9:04

Shefi i zyrës për komunitete pran zyrës së Unionit Evropian në Prishtinë z.Stefano Gnicchi, vizitoi sot komunën e Novobërdës. Kryetari i Komunës Svetisllav Ivanoviq njoftoi mysafirin me problemet dhe nevojat me të cilat po ballafaqohen banorët muajve të fundit si dhe theksoi se edhe me një mori të incidenteve të sigurisë të cilat janë shënuar disa muaj te fundit.

„Kohët e fundit janë intensifikuar edhe sulmet ndaj familjeve serbe. Ku janë të shënuara më së shpeshti rastet e vjedhjeve të kafshëve, mekanizmit bujqësor, ku është një problem i veçanet për qytetarët ku kryesisht jetojnë nga bujqësia “, theksoi Ivanoviq

Gjithashtu në takim është biseduar edhe për situatën momentale në Komunë, për projektet dhe planin për zhvillim ekonomik të Komunës.