Republika e Kosoves

Novobërdë


Informacion i rendesishëm për tatimpaguesit

2022/02/04 - 8:40

Lista me emra

Për informimin tuaj ju njoftojmë se përkundër se një numër I tatimpaguesve e kanë Pas të regjistruar numrin personal por që nuk ka qenë  Valid nuk kanë përfituar nga Zbritja për vendbanim parësor edhe pse kanë qenë të regjistruar në SITP më ose para datës 30 Nëntor 2021.

Bashkangjitur gjeni listën me të dhënat e tatimpaguesve që ka në numër personal valid JO. Këto të dhëna mund ti publikoni në web faqen e komunës apo përmes rrjeteve sociale të komunës që të informoni tatimpaguesit se ata mund të deklarojnë (verifikojnë) nr.  personal duke u paraqitur fizikisht ne zyrat e komunës apo përmes email adresës zyrtare.

Email adresat janë në kompetencë të komunës që të krijoni ose ti shfrytëzoni nëse të njëjtat tashmë janë të krijuara siç është rasti me Komunën Prishtinë e cila ka një email zyrtar për zyrën e Tatimit në Pronë (ZTP.Prishtina@rks-gov.net).

Sqarim: Në këtë listë janë të përfshirë edhe tatimpaguesit që kanë prona të tjera (jo rezidenciale) si dhe që kanë vetëm parcela me dhe pa objekte.  Në këto raste tatimpaguesit nuk do të kenë ndonjë përfitim por vetëm për të menaxhuar më lehtë tatimin në prone.

Për tatimpaguesit që kanë objekt rezidencial për banim parësor në 2 ose më shumë komuna rastet të zgjidhen sipas udhëzimeve të mëhershme të dhënë nga DTP-ja.

Në këtë listë gjithashtu gjendet numra personal të tatimpaguesve që janë gabim dhe të cilët mund të korrigjohen gjatë këtij viti deri më 30 nëntor, por që të njëjtit do të përfitojnë zbritjen për vendbanim parësor në vitin 2023.