Republika e Kosoves

Novobërdë

Zjarr në afërsi të Manastirit Draganc

2019/03/18 - 10:52

Këtë  mëngjes në  afërsi të Manastirit të Dragancës ka përfshirë  zjarri më  dhjetëra  hektar pyje.

Ndër  të  parët  në vendin e ngjarjes  ka dalë kryetari i Komunës  së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq me  ekipin  e  tij por   edhe  njësia e zjarrfikësve të Novobërdës.  E gjithë  ekipi  i kryetarit Ivanoviq në  mënyrë vullnetare  ka dal në  ndihmë njësisë lokale të  zjarrfikësve. Në zjarr  janë  përfshi  dhe posedimet/pronat e Manastirit Draganc të pronarëve privat dhe të  mirat  shoqërore.

Duke  ju  falënderuar bashkëpunimit dhe sakrificës  së  zjarrfikësve  dhe  vullnetarëve, zjarri  është  lokalizuar dhe  vënë  nën kontroll  rreth orës  17:00,  edhe  pse kushtet/ koha   nuk  kan  qenë  në  anën e zjarrfikësve dhe  vullnetarëve dhe  zjarri  ishte  zgjeruar.

Apelojmë te të  gjithë vizitorët dhe qytetarët  të  jenë të vetëdijshëm  kur  të  shfrytëzojnë zjarrin për  pastrimin e pronave të  tyre që  ato punë  t’i kenë  nën kontroll, zjarre të  tilla  shpesh janë shkaktarët të pa qëllimshëm njerëzor.