Republika e Kosoves

Novobërdë

Zjarr në fermën e Vasiqit në fshatin Zebinc komuna e Novobërdës

2018/09/11 - 2:32

Në zjarrin e përfshirë dje në familjen e Dragan Vasiqit në Zebinc komuna e Novobërdës janë djegur rreth 1000 balla ushqim për kafshë, për fat të mirë mekanizmi nuk është dëmtuar, pasi që me kohë është tërheq,nga vet kryefamiljari dhe intervenimi i shpejt i njësisë së zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit është shpëtuar nga dëmet më të mëdha në objektin në të cilin në atë moment kanë qenë edhe shtat frymë të lopëve qumështore. Dragani njëherit i falënderoi edhe zjarrfikësit nga Novobërda dhe nga Gjilani ku në shuarjen e zjarrit kanë punuar disa orë. Shkak i zjarrit ende nuk dihet.

Sana (ushqimi i kafshëve) në objektin në të cilin Vasiqi mban 7 lopë qumështore ka shpërthyer dje rreth orës 11:30. Ai në atë kohë ka qenë në afërsi të objektit dhe deri sa ka pritur të vijnë zjarrfikësit, me miqtë dhe fqinjët, me gyp për ujitjen e kopshtit ka shuar flakën. Sana e thatë shumë shpejt është ndezur, kështu që nuk kishte mundësi të shpëtoj asgjë nga ushqimi për dimrin që po vjen.

Në objektet e tjera, është ruajtur një sasi e vogël e ushqimit për kafshë, e cila nuk do të jetë e mjaftueshme për këtë periudhë.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtor mënjiher ka vizituar Vasiqin dhe ka premtuar ndihmë.