Republika e Kosoves

Novobërdë

ZYRA PËR BARAZI GJINORE

2019/03/01 - 3:24

Të ndëruar,

 

 

Zyra per Barazi Gjinore i rekomandon drejtorisë së Arsimit,repektivisht drejtorëve te shkollave që prej datës 4-8 Mars,të gjitha shkollat  fillore dhe te mesme të komunës t’ia kushtojnë orën e edukatës qytetare dhe/apo  të historisë si mësim për Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsin, duke e cilësuar dhe duke e ngritur këtë aktivitet si Javë të Barazisë Gjinore.

Qëllimi i këtij aktiviteti është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mënyrë më gjithëpërfshirëse,me qellim të sensibilizimit të nxënësve për barazin gjinore në fushen e arsimit dhe të edukimit të jetë pjesë e planifikimit në një periudhë më të gjatë, pasi që ajo mund të përsëritet vit pas viti. Zyra per Barazi Gjinore mendon se duke e përfshirë barazin gjinore nepermjet temave të ndryshme e në këtë kuadër edhe nepërmjet shënimit të kësaj dite të rëndësishme, nxënësit jo vetëm që do ta njohin rolin e gruas gjatë historisë në mënyrë të drejtë por para se gjithash do të respektohet Ligji për Barazi Gjinore,përkatësisht Neni 21-Edukimi për Barazin Gjinore.

 

 

 

Me  respekt,

Sadbere Vllasaliu