Republika e Kosoves

Novobërdë

ZYRTARISHT LËSHOHET NË PUNË UJËSJELLËSI NË KORETISHT DHE PASJAK

2019/10/22 - 1:15

Sot  zyrtarisht lëshohet në punë ujësjellësi në fshatrat Koretisht dhe Pasjak i cili  ka disa  vite  nuk ishte  në funksion për  shkak të problemeve të shumta që  kanë penguar furnizimin  e rregullt me ujë të  këtyre dy vendbanimeve.

Sipas  fjalëve të Kryetarit problemi më  i madh  ishte për  shkak të mos pagesës  së faturave  të  rrymës  si  dhe  mungesa e kompanisë  e cila do të menaxhonte  me  këto  ujësjellës.  Sot  është paguar  edhe  rata e fundit  e borxhit  të mbetur, gjithashtu para  disa  muajve  e kemi  zgjidhur  edhe  problemin e menaxhimit të  cilën  e ka marrë  kompania regjionale  “Hidro Morava “ nga  Gjilani.

Momentalisht ekipi e furnizimit me  energji elektrike  “KEDS” është duke  i bërë  edhe  disa  rregullime  në trafo dhe  njëherit  edhe  ekipi nga  “Hidromorave “ gjatë  ditës i bënë  edhe pregaditjet e fundit që  deri  sonte  uji  të  mbërri   në të  gjitha familjet.

Të gjithë banorëve te  këtyre fshatrave  ju kam borxh kërkim falje  njëherit  dëshiroj t’i falënderoj  të gjithë bashkëpunëtorëve dhe  udhëheqjen e kompanisë  së “KEDS”-it dhe  “Hidromoravës” të  cilët kanë  dhënë  kontributin që  ky problem të  zgjidhet. Siç thash  edhe në fillim është  dashur  shumë  që të punojmë  që  të  arrimë  deri të  një zgjidhje përfundimtare e kjo është  furnizimi i rregullt  me ujë të pijshëm  të  të  gjitha ekonomive familjare të  cilat  janë  të kyçura në  këtë  ujësjellës, theksoi Kryetari Svetisllav Ivanoviq.