Republika e Kosoves

Obiliq

DKA furnizon shkollat me materiale për kabinetet e gjeografisë, historisë dhe matematikës

2024/09/24 - 10:17

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka përfunduar furnizimin e të gjitha shkollave me materialet e nevojshme për kabinetet e gjeografisë, historisë dhe matematikës, duke mundësuar kështu një qasje më praktike në mësimdhënie, në përputhje me planet mësimore.

Mbetemi të përkushtuar, për të siguruar mësimnxënie cilësore dhe arritje të barabarta për të gjithë nxënësit, pa dallim!

Zyra për Informim, Obiliq