Filloi faza e parë e dezinsektimit në tërë territorin e Komunës së Obiliqit
2024/07/05 - 7:59
Ka filluar faza e parë e dezinsektimit në tërë territorin e Komunës së Obiliqit. Dezinsektimi (spërkatja kundër insekteve dhe mushkonjave) është një metodë që merret me zhdukjen e bartësve të sëmundjeve ngjitëse, duke nënkuptuar eliminimin e insekteve dhe mushkonjave. Dezinsektimi do të vazhdojë edhe më datën 6 dhe 7 korrik në zona të tjera të Komunës së Obiliqit.
Për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ishin të pranishme edhe drejtoresha e DSHMS-së, znj. Blerona Shabanaj Mehmeti, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, znj. Fitore Hashani.