Republika e Kosoves

Obiliq

Gëzuar 28 Nëntorin🇦🇱

2024/11/28 - 9:47

Me ftesë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Burim Gërgurin, po qëndrojnë në Tiranë për të festuar 28 Nëntorin si mysafirë të ftuar, së bashku me përfaqësues të komunave shqiptare nga rajoni dhe më gjerë. Nga komunat Arbëreshe të Italisë deri te përfaqësuesit e shqiptarëve të New York-ut, kjo festë përfshin gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

 

Në këto aktivitete u përfshinë pritja solemne në Pallatin e Brigadave, takime me delegacione, dhe organizimin e Paradës së Shqiptarëve, një parakalim i jashtëzakonshëm që përfaqëson traditat dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Pjesë e këtij parakalimi ishin gjithashtu Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, duke e bërë këtë festë edhe më madhështore.

Zyra për Informim, Obiliq.