Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit ka realizuar me sukses procesin e votimit të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje në Mazgit të Lartë

2024/06/11 - 10:36

Sot në Mazgit, është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Banorët e Mazgitit të Lartë u informuan fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, rreth mundësive të realizimit të projekteve që janë votuar më 4 qershor 2024. Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë votuar, janë:
1. Ndërtimi i kanalizimit dhe trotuarit në rrugën “Dita e Flamurit”
2. Ndërtimi i murit përgjatë kanalit të “Ibër Lepencit”
3. Asfaltimi i rrugës te Sekiraqët
4. Asfaltimi i rrugicave te “Gazimestani”
Banorët e Mazgitit të Lartë, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: “Asfaltimi i rrugës te Sekiraqët”. Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e lokalitetit.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë së qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.