Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit ka realizuar me sukses procesin e votimit të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje në Milloshevë

2024/06/12 - 6:10

Sot në Milloshevë, është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Banorët e Milloshevës u informuan fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, rreth mundësive të realizimit të projekteve që janë votuar më 5 qershor 2024. Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë votuar, janë:
1. Asfaltimi i rrugës “Dardania”.
2.Pastrimi i Lumit Llapi.
Banorët e Milloshevës, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: “Asfaltimin e rrugës “Dardani””. Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e lokalitetit.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë së qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.