2024/11/14 - 7:24
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Blerona Shabanaj Mehmeti, pritën në takim përfaqësueset e organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, ku nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me këtë organizatë.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është edukimi dhe promovimi shëndetësor si pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor, si dhe vetëdijesimi i popullatës për faktorët e rrezikut, parandalimin e sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
Zyra për Informim, Obiliq.