2024/09/18 - 7:22
Kryesuesja e Kuvendit Komunal mban dëgjime buxhetore për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027
Në sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq, është mbajtur dëgjimi buxhetor për “Planifikimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027.”
E pranishme në këtë debat publik ishte Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, së bashku me Drejtoreshën e DEFZH-së, Zarife Behluli, zyrtarë komunalë, qytetarë, nxënës të shkollave të mesme, kryetarë të këshillave lokalë dhe përfaqësues të OJQ-ve.
Gjatë takimit, Drejtoresha e DEFZH-së Zarife Behluli prezantoi para të pranishmëve “Planifikimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027,” duke theksuar aspektet kryesore të buxhetimit dhe prioritetet e komunës për këto vite.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Mjekiqi Kabashi, falënderoi të pranishmit për kontributin dhe angazhimin e tyre në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta.
Zyra për Informim, Obiliq