Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

2024/07/04 - 3:23

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: z. Burim Ahmetaj, Drejtor i Sekretariatit të KQZ-së, z. Sami Hamiti, përfaqësues i LDK-së në KQZ, z. Haki Krasniqi, Drejtor i OZ-së, dhe z. Afrim Krasniqi, zyrtar ekzekutiv i KKZ Obiliq.
Në këtë takim, u njoftuan nga afër për Ligjin e ri të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ligj ky që parasheh që në çdo komunë të themelohet Qendra Komunale e Numërimit, si dhe me detyrimet e tjera ligjore që dalin nga Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.